Friday, September 19, 2014

TUFË KUJTIMESH

Nga xhami i dritares ti veshtron qetë,
kohën e trazuar e s'përshtatesh dot me të...
Buzëqeshja mbuluar me re si në vjeshtë,
qëmton me drojtje një tufe kujtimesh....

Vështrimi mbetur në një llambë neoni,
tek ndizet e fiket e s'ka të pushuar.....
Prane saj nga era tundet një degë limoni,
komshij të vjetër e të dashuruar...

Ti vështron në heshtje shumë gjatë...
Me çudi thua, si ka mundësi...!?
Dikur ky nenon s"njihte errësire e natë,
limoni gjetheplotë lulëzonte plot hijeshi...

Ja që vitet ikin dhe stinët ndrrohen...
Ti s'ke ndryshuar je përsëri si dikur po ai...
Vjeshta së shpejti do të kthehet në dimer,
por kujtimet do të mbeten përsëri...

Sotiraq Naçi

No comments:

Post a Comment