Thursday, March 12, 2015

ΚONTRATA E JETËS


____________________
Askush nuk ka lindur me kontratë,
as inventare nuk janë bërë për jetën...
Por ekziston një kod që në lindje,
për të qënë njeri me bindje...
Gjatë jetës e shkruan gjithçka,
kontratë mirësjelljeje a rrugaçërie...
Kjo varet në ç'djep je përkundur,
a në ç'gjoks Nëne je ushqyer...
Sotiraq Naçi 12 MARS 2015

No comments:

Post a Comment