Friday, September 19, 2014

U MATA TË TË THOSHA TË DUA

_______________________________

A të kujtohet ajo mbrëmje,
ku nën pjergull u pamë me mall...
Unë i ngrirë si mumje e vdekur,
ti më buzëqeshe si nje zanë...

U mata të të thosha të dua
të vetmen fjalë që kisha menduar...
Por goja mu kyc e s'munda të flas
e ti ike duke lënë bukurinë pas...

Shava ndër dhëmbë veten time,
pastaj u skuqa e u zverdha si gjethe...
Inati mu mblodh si lëmsh në grykë
me veten e kisha, jo me ty që erdhe...!

Sotiraq Naçi 16 SHTATOR 2014

No comments:

Post a Comment