Thursday, March 5, 2015

DO TË DOJA TË ISHA UNË AI


____________________________
Do të doja të isha unë ai
që jetën ta jetoja pa komplekse...
Të falja përherë veç dashuri
dhe atëherë kur tjetri ka urrejtje...
Kur e keqja triumfon për një çast,
do të doja të bëja shumë durim....
Ligësine ta lija në batakun e saj,
dhe pse përbrënda kaloja dhimbje...
Kur gjëmbat e urrejtjes dikujt i kanë mbirë
të largohesha pa fjalë e pa urrejtje...
Ani se përbrënda do të zieja si kazan rakie
përsëri të mos flisja por veç të heshtja...
Do të doja te isha unë ai,
të nesërmen ti buzeqeshja përsëri,
njeriut që përherë ushqen veç urrejtje,
por.... a mos vallë është veç utopi..?!
SN 27 JANAR

No comments:

Post a Comment