Saturday, March 7, 2015

JETE E LODHUR


________________

Krrak krrak krrak rrote e palyer,
jeta kercet si nje bisede e zvarre...
Fjalet si milingonat deget i kane gerryer,
dege te thyera milingonat kane vrare...

Krrak, krrak, krrak renkojne mendimet,
shtrire mbi lengate si mbi gjethe te thata...
Gjethet zhuritur e lodhur nga dhimbjet,
dita qesh me gjurmet qe i le pas nata...

Jeta qenkerka nje karroce e lodhur,
ku si rrotat zhurmon krrak, krrak, krrak...
Askush nuk mundet hallet ti harroje,
hallet mes tyre asnjehere nuk ngjajne...!

SoVaNa 13 PRILL 2014

No comments:

Post a Comment