Friday, March 20, 2015

MALLI I NËNËS


I thashë Nënës më duhet të iki,
Ajo më pa e heshtur në dritë të syrit....
Në gjoksin tim u mbështet lehtë
dhe fjalët nga goja nuk i dilnin...
Nëna buzëqeshi e më perkedheli flokët,
më shtrëngoi në krahë si të isha foshnjë...
Sytë e saj të dashur nga lotët u njomën,
nuk deshi të ikja s'më ndahej nga gjoksi...
Unë e vështrova gjithë dashuri,
ika dhe kokën se ktheva për një çast...
Diçka brënda vetes mu thye në shpirt,
ishte malli i Nënës që padashur lash pas...!!
Sotiraq Naci 25 JANAR 2015

No comments:

Post a Comment