Friday, March 20, 2015

SHTËPA E BRAKTISUR

Do të pendohem ndoshta një ditë,
ku këmba e plakur do të më shkelë...
Mbi gurrët e moçëm të shtëpisë,
prane kroit të vjeter që tashmë s'rjedh
Dhe do të them me psherëtimë,
harrova të vija me shpesh tek ty...
Tani që u plaka e flokët mu thinjën,
mbi rrënojat e tua s'paska mbetur as hi...
Kush të më shohë aty pranë,
ndoshta do të çuditet ç'është ky njeri..?
nga doli kështu ky plak mjeran,
ç'kërkon nga ky pirg gurrësh të bardhë...
Por unë s'do të flas por vetëm do të hesht,
ndoshta dhe lotët s'do të donin kurreshtarë
dhe askujt s'do ti shuaja kurreshtjen,
por ca gurrë do ti mblidhja me mall...
Dhe pastaj pa thënë asnjë fjalë,
do të merja rrugën nga sytë këmbët...
Së bashku me gurrët e moçëm të bardhë
s'do të lija as emër as nam e nishan΄...
Sotiraq Naci 14 JANAR 2014

No comments:

Post a Comment