Friday, March 20, 2015

MIRËARDHSH PËRSËRI BIR


Ti biri ynë erdhe dhe ike përsëri,
rrugës së gjate e të lodhshme...
Me vete të dhamë buzëqeshje,
lotët ti shihje s'ish e nevojshme...
Me Nënën tënde u pamë në sy,
në pasqyrën e dhimbshme të mërgimit...
Ne mbetëm vetëm përsëri,
mes dhimbjes e dëshpërimit...
Ti biri ynë më parë ike se erdhe,
si rrezet e diellit që fshihen papritur...
Midis nesh le buzëqeshje e përqafime,
dhe prindër me shpirt të cfilitur...
Por e dimë që do të vish përsëri
i buzëqeshur do të thuash erdha...
Si një drite në horizontin gri,
si një zog i bardhë i shpresave të thella...

Sotiraq Naçi 3 SHURT 2015

No comments:

Post a Comment