Thursday, March 5, 2015

QË TË KUPTOSH SI NDIHEM UNË


_________________________________
Që të kuptosh se si ndihem unë,
kur miq e shokë i kam larg...
S'do të të duhet shumë...
Mjafton të shohësh ku jetoj...
Do të thuash, është e vërtetë,
miq e shokë i ka të shperndarë,
ca në Atdhe e ca në kurbet...
Që të kuptosh se si ndihem unë,
kur Nënë e Fëmijë i kam larg...
Do të të duhet shumë....
Duhet të futesh thellë në shpirtin tim,
të zbulosh një pellg me lotë
që derdhet e derdhet papushim
e fundin s'ke për tja gjetur dot...!!
Sotiraq Naçi 11 TETOR 2014

No comments:

Post a Comment