Saturday, March 7, 2015

SA E EGËR DO TË ISH BOTA


__________________________
Mjafton thjesht vështrimi yt,
unë të dridhem si një purtekë...
Padashur të zbutem si një qengj,
dhe në shpirt të mos kem më mllef...
Egërsisë si dreqin ja bën,
me një puthje tutje e degdis...
Mua s'më mbetet asgjë e egër,
por si qengj thjesht pëshpëris...
Sa e egër do të ish bota
dhe ne meshkujt si arinj polarë...
Nëse mungonin puthjet e ngrohta,
që veç një femër di të ti falë...
Sotiraq Naçi 6 TETOR 2014

No comments:

Post a Comment