Saturday, May 31, 2014

KUR TE MUNGON DIKUSH

KUR TE MUNGON DIKUSH....!
_________________________

Cuditesha me te tek te shihja mengjeseve,
pergjumur tretej rrugeve disi e hutuar...
Ne krahe nje cante varur ne sup pa kujdes,
me hapa te crregullt tek capitej ne trotuare...

Une e dija, mengjeseve ajo do te kalonte patjeter.
Ndaj sme vinte cudi qe e shihja te sapozgjuar,
me te njejtin ritem me hapat e saj te crregullt,
me te njejten cante varur mbi sup si ritual...

Keshtu isha mesuar te pija kafen mengjeseve,
tashme dhe pa e njohur e dija ckishte veshur,
Mjaftonte nje shikim hedhur nga koka tek kembet,
te ndjeja kur ishte ne humor apo e heshtur...

Ate mengjes ajo nuk ishte e vetme
por as e pergjumur dhe e hutuar si perdite...
Mbi fytyre i lexoja nje lumturi e buzeqeshje
dhe ne krahe te saj nje djale me paterica...

Atehere i kuptova mengjeset e saj te pergjumeta,
i shova me qetesi pyetjet qe i beja vetes...
I mungonte ky djalosh me fytyre te qeshur,
i mungonte Ai qe i jepte kuptim jetes...

SoVaNa 27 MAJ 2014

No comments:

Post a Comment