Saturday, May 31, 2014

ME PATE PREMTUAR NJE BLUZE


______________________________

Me pate dhene fjalen dikur,
se per mua do te qendisje nje bluze...
Por te duhesha nje mbasdite te te isha prane,
ca masa te me merje per golfin nen gushe...

Te me masje shpatullat me pellembe,
te me pyesje se si do ta doja modelin...
Me jake te hapur e garniture ne menge,
apo nje bluze te trashe per dimer te ftohte...

Une te erdha ate mbasdite ne shtepi,
ndenja si manekin me buzeqeshje mbi buze...
Ti masje me duar te dridhura mbi trupin tim,
ndjeja se dy zemra skishin lidhje me nje bluze...

Dikur me pate thene se thurrje triko bukur.
Ate mbasdite ti pa dashur ca thile i nxore teper...
Metrin e flake tutje e faqet te ishin skuqur,
ne mes puthjesh mermerite, njehere tjeter...

SoVaNa 25 MAJ 2014



No comments:

Post a Comment