______________________________
Ka kohe qe them do te shihemi perseri
dhe behem gati te mar rrugen tek Ti...
Sa here matem te nis nje rruge,
aq here ngaterrohem se kuptoj se si...
Kam kohe qe them pritem se erdha
dhe ti buzeqesh dhe pret me deshire...
Kjo rruge e ardhjes paska aq dredha,
sa une e humbas diku ne erresire...
Them me vete, sa here kam thene,
premtuar aq shume nje rruge per tek ty...
Kam thyer besimin dhe premtimin e dhene,
dhe rruget humbas se kuptoj se si...
Por dije, une kam ardhur e Ti s'me ke ndjere...
Jam shtrire prane teje e te kam soditur gjate,
ndaj dhe rruget i ngaterroj shpeshhere...
Humbas si pa dashur enderrimeve neper nate..!.
SoVaNa 1 QERSHOR 2014
No comments:
Post a Comment