Wednesday, June 4, 2014

NDARJE


__________

Ti me flisje dhe une s'doja te kuptoja,
qe tashme ne te dy me nuk ngjajme...
Ti flisje e vrenjtur si nje re e zeze,
une ndjeva lotet qe nuk mu mbajten...

Rrija e veshtroja castin e ndeshkimit,
tek syte e mi qe te shihnin gjithe ankth...
Pakuptimin e ndarjes se pabese,
nje rruge qe po e humbja plot makth...

Dhe mbeta per nje cast i hutuar,
doja te me ndjeje akoma si me pare...
Ndaj zgjata doren te te prekja,
por ti me qendroje e ftohte aq prane...

Ti me flisje dhe une heshtja,
heshtja i ngrire si nje gur kallkan...
Ne zemer me cponin mijra shigjeta,
ato fjale pa sens te vdekura ato fjale...

Cudi si u shuakerka ndjenja,
para kembeve te shembet si nje mal...
Si ushtaret qe bien nga bedenat,
si kaloresi qe mbetet pa kale..!!.

SoVaNa 4 QERSHOR 2014

No comments:

Post a Comment