Thursday, September 18, 2014

E VETMJA DASHURI


Asnjëherë se pata kurrajon
të të pyesja përse mendoja për ty....
Desha shumë të dija vallë ç'më ndodhte....
Unë kurrë s'kisha besuar te magjitë...

Por papritur kish ardhur ajo ditë
dhe unë isha bërë besimtar...
Brënda mendimet më zienin si stuhitë
thosha se në bote ka dhe magjistar...

Më kujtohet ajo mbrëmje e zjarrtë,
ku hëna nuk ndriçonte por digjej....
(Në fakt ai që digjej isha une),
ku flisja emrin tënd përçart në gjumë...

Ndoshta ndaj më ka ndodhur kjo e keqe,
sepse të desha dhe s'munda të ta them kurrë...
Kisha aq zjarr të të flisja e të thosha dy fjalë,
por pranë teje e humbisja e nuk isha burrë...


Mbase këto që them s'kanë më vlerë...
Por unë kurrë s'dashurova në të vërtetë...
Ti mbete e vetmja dashuri e vetmja perlë
që kam dashur e do të dua në këtë jetë...

PS
-------
Tani, ah tani...! Ta dish më ka ardhur mendja...
Nëse të shoh, nuk do të të flas me gojë....
Thjesht do të zgjas duart drejt teje,
e do të të puth e të të perqafoj...!

SoVaNa 7 GUSHT 2014

No comments:

Post a Comment