Thursday, September 18, 2014

NË ÇDUAR PASKE RËNË ATDHE

Atdhe, në c'duar paske rënë vallë...!!?
Hiret e tua kush ti njollos a e di...
A nuk të duket pakëz çudi...
Armiqtë me te rrezikshëm të tutë,
janë pikerisht bijtë e tu a e di...!!??

Kur do të vijë ajo ditë,
të zezat të ngurrosen e të mos ngjallen...
Çakejtë të mos munden të të shqyejnë,
e botë e egër me ty më të mos tallet...

Atdhe bijtë e tu më thuaj i ke ushqyer me c'farë
që vetëm tendosen e mbi ty shkarfalosen pa dhimbje....
Kthehen në përbindesha bukëshkalë,
monstruozë të pangopur e sharlatanë...

Përse vallë paska qenë e shkruar të jesh buzëplasur....
Të të shohin si një prehë të majme e të të hanë...
Ata që ti i mban në tëndin prehër përse vallë,
nuk duan kursesi të të shohin buzëqeshur...!!??

Sa ngushtë paske rënë o i imi Atdhe...!
S'pake ditur të zgjedhësh bij të duhur....
Por vec ujqër të pangopur e gjakatarë
që kur është fjala për rrëmbyer e ndarë,
heshtin e bëhen të urtë si manarë...!!!

@SN@  5 GUSHT 2014

No comments:

Post a Comment