Errësira nuk i fsheh dot puthjet,
përkundrazi i shijon ëmbelsisht...
Nga sy kurreshtarë ruhet,
nga fjalë që godasin tinëzisht...
Errësirës ku fshihen yjet,
dashuritë gdhihen përherë...
Në parqe me stola stolisur,
nën blirët që kundërmojnë erë
Fjalët hutohen nga puthjet,
puthjet çuçurisin si zogjtë...
Errësira ushton nga lutjet,
të lutem pafund ti puthmë
Ti puthmë në këtë natë,
lermë me ëndje të të puth...
Kjo errësirë e paqtë
të lutemi të mos ketë fund...
Sotiraq Naçi 15 SHTATOR 2014
përkundrazi i shijon ëmbelsisht...
Nga sy kurreshtarë ruhet,
nga fjalë që godasin tinëzisht...
Errësirës ku fshihen yjet,
dashuritë gdhihen përherë...
Në parqe me stola stolisur,
nën blirët që kundërmojnë erë
Fjalët hutohen nga puthjet,
puthjet çuçurisin si zogjtë...
Errësira ushton nga lutjet,
të lutem pafund ti puthmë
Ti puthmë në këtë natë,
lermë me ëndje të të puth...
Kjo errësirë e paqtë
të lutemi të mos ketë fund...
Sotiraq Naçi 15 SHTATOR 2014
No comments:
Post a Comment