Friday, September 19, 2014

PA EMËR...

I hodha të gjitha prapa krahëve,
i fshiva kufijtë e ndarjes...
E mbi të gjitha akujt e fjaleve,
ndaj pres të vish si më parë...

Ta dish se më mungojnë shumë,
ditët e qeshura e netët e puthjeve...
Ëndrrat që shihja dikur në gjumë,
përqafimet e tua dhe tufat e luleve...

Të mbash premtimin, fjalën e dhënë
se asgjë në botë s'mund të na ndajë...
Thjesht dua të hidhem në krahët e tua,
të vazhdojme ëndrrat që kemi lënë...!

Sotiraq Naçi

No comments:

Post a Comment