Qiellin e lashë të digjet në këtë vape Gushti...
Gushtit i thashë përvëlo gjithcka...
Vetëm mua të lutem lermë të qetë,
të pervidhem kafeneve ku diell nuk ka...
I thashë, ti bëj tënden muaji është i yti,
unë s'kam ndërmend të grindem me ty...
Por do të pi sa dua e siç dua unë,
deri natën vonë kur gjumi të mi mbyllë sytë...
Pastaj do te gdhihem përsëri i huaj,
i huaj do të jetoj larg nga ky Dhe përsëri...
Ndaj të lutem si të sillem mos më thuaj,
as se sa të pi mos më ver kufi...
Tirane 17 Gusht 2014
Sotiraq Naçi

No comments:
Post a Comment