Friday, September 19, 2014

TË THASHË TË MOS NDIYJE ZJARR...


Të thashë të mos ndizje zjarr
në truallin tim të djegur...
Lëre ç'ke dëgjuar që hiri nuk ndizet...
Dashuri e vjetër si vullkan i heshtur,
përvëlon më shumë se të gjitha diejt...

Ndaj të thashë mos e trazo hirin,
lëre të qetë në vatrën ku ka fjetur,
për ndryshe edhe ti do të digjesh,
do të shtrihesh pranë hirit të mbetur...

Ishin të tjera kohëra ato që u dashuruam,
ishim prush i ndezur që digjte ç'do truall...
Ku buzet lotonin mjaltë dashurie,
syte flakëronin e s'njihnin të shuar...

Sotiraq Naçi

27 GUSHT PIRE

No comments:

Post a Comment