Gjithçka do të doja të ishte si dikur,
të të ndjeja pranë freskine e rinise...
Sytë e ëmbël që të qeshnin gjithë nur,
këngët që i këndoje me zjarr dashurisë...
të të ndjeja pranë freskine e rinise...
Sytë e ëmbël që të qeshnin gjithë nur,
këngët që i këndoje me zjarr dashurisë...
Përherë i kujtoj ato çaste magjike,
që i shkruam të dy në shpirtrat tanë...
Dhe përsëri ndihemi të dy nostalgjikë,
dhe pse vitet kanë shkuar zemra na qan...
që i shkruam të dy në shpirtrat tanë...
Dhe përsëri ndihemi të dy nostalgjikë,
dhe pse vitet kanë shkuar zemra na qan...
Nata është e errët është e shurdhët,
ngjyrat nuk i shoh dhe s'kam se si...
Kilometra do të vrapoja në çdo rrugë,
të më ktheheshin ngjyrat përsëri...
ngjyrat nuk i shoh dhe s'kam se si...
Kilometra do të vrapoja në çdo rrugë,
të më ktheheshin ngjyrat përsëri...
Unë si për çudi rroj vec me kujtime,
me kujtime ndoshta rron dhe ti...
dhe pse kanë kaluar kaq shumë vite
tashmë i këndoj unë dashurisë...!
me kujtime ndoshta rron dhe ti...
dhe pse kanë kaluar kaq shumë vite
tashmë i këndoj unë dashurisë...!
Sotiraq Naçi 21 PRILL 2015
No comments:
Post a Comment