Ndonjëherë rinia kërkon të ngjallet,
midis flokësh shmang ndonjë thinjë...
Vështron rreth botës me keqardhje,
dhe struket e trembur përsëri...
midis flokësh shmang ndonjë thinjë...
Vështron rreth botës me keqardhje,
dhe struket e trembur përsëri...
Mendueshëm flet zemërthyer,
kjo botë është e pa drejtë...
Ilaci u gjënd për flokë të lyer,
për mua një ilaç nuk u gjënd...
kjo botë është e pa drejtë...
Ilaci u gjënd për flokë të lyer,
për mua një ilaç nuk u gjënd...
Dhe struket kështu veç në kujtime,
ndodh ndonjëherë dhe buzeqesh...
Zemëruar i hakërrohet ndonjë thinje,
por të rrebelohet s'ka më fuqi...
ndodh ndonjëherë dhe buzeqesh...
Zemëruar i hakërrohet ndonjë thinje,
por të rrebelohet s'ka më fuqi...
Sotiraq Naçi 22 PRILL 2015
No comments:
Post a Comment