Tuesday, May 12, 2015

NATËN E MIRË


I mbylla sytë por jo fantazinë
gjumi për çudi s'po më zinte...
Bota e pagjumë brënda shpirtit tim,
në ngasje më çonte në flirte...
Gjëndej diku një fushe e blertë,
e midis tyre shumë lulëkuqe...
Petalet e buta më preknin lehtë,
si puthje të ëmbla natyre...
Por s'zgjati shumë kjo kënaqësi,
e ndjeva vërtet gjumin kësaj here...
Mu lodh fantazia i mbylli sytë,
me një buzëqeshje pranvere...!
SN 11 MAJ 2015

No comments:

Post a Comment