Tuesday, April 2, 2013

Fluturuan mendimet..


Sot mendimet mi mori er'e marsit,
fluturuan ne qiell dhe vetem me lane,
si nota te humbura pa pentagrame,
mbase kerkojne diku ndonje liman...


Vrapoj neper rruge kerkoj ti kap,
por era loz tek me sheh te trishte,
per mendjen time as do qe tja dije,
as per shpirtin tim te brishte...


E tek e shoh qe bashke me te
fluturojne zogj,letra e gjethe,
i hutuar jam e se di ku gjendet,
i shkrete mbeta e i zene ne ethe...


S'me mbetet tjeter vec te ri e pres,
kur era te lodhet e ne gjume te bjere
nga qielli te bien letrat e gjethet,
mendjen time te trazuar te me ktheje...


 SoVaNa    22  MARS  2013

No comments:

Post a Comment