Tuesday, May 28, 2013

ENDRRAT MASHTRUESE


Ca endrra lozin me shpirtin tim te lenduar,

ne gjume tek i shoh si hoje bletesh zgjuar,
ca qajne e lebetiten e faqet cjerrin me thonj,
ca qeshin si te mara si te dala nga vargonj..

Pa mbleksem dhe une pa dashur me to dua te flas,
gjuhe e tyre e perflakur vec zjarr me le nga pas,
se di si dreqin ngaterrohem ne drizat e marrezise,
me lidhin gjuhen me lodhin, si fjalet e dashurise...

Drejt meje notojne si sirena te zonja detesh,
dhe une si shpirt i bute u derdhem ne krahe u mbetem,
vegim eshte tek degjoj te qeshurat qe shpethejne,
frigohem lebetitem dhe mbas flokeve u qepem...

Me permbysin endrrat e me flakin ne hapesire,
i trembur fort bertas e te me lene te qete dua,
syte i hap llahtarshem e ne djerse jam mbytur,
mallkoj endrrat mashtruese qe tallen me mua...!







SoVaNa 28 MAJ 2013

No comments:

Post a Comment