Wednesday, June 26, 2013

KUR KTHEHESH NE FEMIJE


Kur me thua do te shkoj tek nena,
ri e te veshtroj ne sy dhe nuk flas
e di qe nena duhet me shume ,
ndaj hesht dhe mendimet ngas...

Kur me thua do te shkoj tek nena,
ti kujton pjesen e shkuar te jetes,
per vete kthehesh ne femije
dhe harron se ne shtepi ke tre bije...

Dy yje te cilet pa ty sbejne dot hap,
mes dashurish i sollem ne jete,
ku zemrat i hapnim ne shtrat
dhe harronim boten e vertete...


I treti jam une, tashme nje femije
qe pa puthjen dhe zerin tend,
me humbet zeri e cdo shkendije,
akull behem e mbetem pa mend...

Une jam femija yt me i vogel,
kur me thua do te shkoj tek nena,
merzitem shume dhe ri e pres,
mengjesin pa ty deri sa tretet hena...

Ri e veshtroj qiellin si i humbur,
dy yjet tane ne shtepi nuk jane,
ti tashme ke shkuar tek e mira nene,
une vetem, kisha shume per te te thene...!

SoVaNa 26 QERSHOR 2013



No comments:

Post a Comment