Saturday, July 20, 2013

KUR DO TE VISH O XHAN



Me prit se po vij nena ime,
letren tende e kam ne duar,

tek lexoj ''kur do te vish o xhan'',

shpirti lotet nuk mi mban...

Do te vij o nene me shum mall,

do te vij si do qe te ndodhe,

syte te ti puth e te te ri prane,
ky mall i zi me s'dua te na lodhe...

Do te jem aty sepse ndihem keq,
me buzeqeshjen tende te vuajtur,
me shkruan ''kur do te vish o xhan''
e ndjej se te jam aq larg...

Por ta dish te kam perhere ketu,
tek kjo zemer me dashuri te pamate,
tek keta lote qe qajne me syte e tu,
ne cdo enderr qe shoh ne cdo nate..

Ndaj pritem nene po vij me mall,
te mi puthesh e te mi shohesh syte ,
te ti puth rrudhat dhe ballin
ne perqafimin tone te shuajme mallin...

No comments:

Post a Comment