Wednesday, July 17, 2013

ME MIRE MOS HAJDE


ME MIRE MOS HAJDE
____________________

Nese vjen nje dite e me gjen,
mbas kaq vitesh larguar nga mua,
mbase do te jesh kthyer ne ''tjeter''
mua si buljer me eshte mbushur shpirti
e kujtimet kthyer ne vere e vjeter...

Nese vjen e harruar me ke
e me ke flakur diku ne skutat e mendjes,
me mire harrome e dhe hesht,
kujtimet mos mi zhgenje e mos me vrit,
lere shpirtin tim te qete...

Lerme ti kujtoj puthjet e tua,
tek qilari ne erresire ku syte te ndrinin,
krahet e tu si kurore mbi mua,
dhe puthjet e mia qe pa rreshtur ,
mbi buzet e tua binin...

Nese vjen te me ndricosh si diell,
si laureshe me krahe te hapur
e qeshur e embel e lozonjare,
atehere mirardhsh zemra ime,
te pres te me cmendesh fare..!


SoVaNa 17 korrik 2013

No comments:

Post a Comment