Tuesday, July 16, 2013

BLETE APO GREREZE


BLETE APO GREREZE...?

-----------------------------------------

Te rrosh eshte nje fjale miku im
eshte si te degjosh zukatjet e bletes
tek fluturon e nektarin ju mer luleve
e jetes i jep bukuri e perkushtim...

Te rrosh eshte nje tjeter fjale
te besh zhurme e te fluturosh,
si pune e grerzes dege me dege,
dhe c'gjen perpara ta thumbosh...

Ndaj ti zgjidhe me kujdes jeten tende,
nese zgjedh te paren i jep arome jetes,
shpirti pasurohet e mbushet me mjalte,
do thone per ty:- ky i ngjaka bletes...!

Por nese zgjedh te rrosh si grereza,
atehere te jesh i sigurte per fundin,
ste mbetet as nami e as nishani,
por do te thone na ishte dikur filani...!

SoVaNa 17 KORRIK 2013






No comments:

Post a Comment