Thursday, August 1, 2013

EH TIRANE


EH TIRANE

____________

Nje avjon cau qiej,
midis malesh e midis rresh,
por sa shpejt i njoha rete,
ato te shpirtit qe me sollen ne jete...

Pa degjoja fjale shqip,
e i hutuar ri e veshtroj,
befas gjithcka mu mbush me drite,
e midis drites veten kerkoj...

Erdha aty ku endrrat i nisa,
erdha aty ku endrrat i lashe,
lotet dhe mallin nga shpirti degdisa,
endrrat me humben endrrat si pashe...

Se endrrat i doja femije si dikur,
te fluturonin rrugeve te atdheut,
e jo me thinja e stres e mall,
as te djegura nga dielli i egjeut...

Eh Tirane te jam prane,
por ti me dukesh dhe i huaj,
shqipja me flet e me nxjer malle
e une se di se si e kam halle..

E kam nje hall lidhur vargonjsh,
e nje merak me vret ne shpirt,
jam tek ty eh sa pak dite,
e perseri me duhet te ik....!

TIRANE SoVaNa 1 GUSHT 2013

No comments:

Post a Comment