Tuesday, August 27, 2013

SHPIRTI I HUMBUR!


____________________

Nje mbremje e zbova shpirtin,
i thashe - Nuk dua te te shoh me sy!
Ai iku i merzitur mes drizash neper nate,
diku gjetke te kerkonte strehe...
Por sa shpejt u pendova,
vrapova ta gjeja por me kot,
nata e kish perpire ne eresire
dhe une u ktheva i shkrehur ne lot...
Brenda meje mbetur shkretetire,
humba shpirtin pse e bera se di...

S'vonoi dhe ai perseri trokiti tek une:
- Hape deren me tha, kam ftohte,
ketu jashte fryn shiu e acari.
U tremba nga shpirtrat endacake.
S'e c'kishin nje shikim prej te mari.
Nen ze peshperisnin te gjithe bashke,
mua me ckermiten dhembet
dhe me thane nuk na duhesh ti.
E pashe, as vete se di se c'me ngrohu
i hapa krahet ,eja i thashe.
Pa njeri tjetrin nuk bejme dot ne te dy...!

No comments:

Post a Comment