Ate darke me padurim prisja te vija
te te shihja e puthja kurre si me pare.
Pergatita bukur nje tufe trendafila,
vesha kostumin gri e vura kollare...
Dhe pse te thashe s'vij dot jam i zene,
me mbyten punet e s'me mbetet kohe,
mendja me fluturoi te vrapoja tek ty
i lashe te gjitha harrova c'kisha thene...
Fluturimthi u nisa dhe erdha te te shihja
te zura prite me tufen e trendafilave
e te prisja ashtu i ngjethur ne ethe,
fshehur mbas blirit mbuluar me gjethe...
Ti dole e qeshur e lumtur sa me s'ka,
hape krahet e tu si mjellme bukuroshe
dhe ne gjoksin e dikujt tjeter fluturove,
puthje pa fund dhe buzeqeshje i dhurove...
Me pushoi zemra e mbeta mbas blirit.
Te tilla puthje mua kurre s'mi kishe dhene,
ne dore mu thane petalet e trendafilit
nga dashuria ime asgje me s'kishe lene...!
No comments:
Post a Comment