Thursday, February 20, 2014

NUK SHITET DASHURIA


Ka nisur kjo bote te shperbehet
e midis tyre dhe dashurite.
Ajo ndjenje qe dikur fshihej,
e virgjer e embel dhe e brishte...

Ka nisur turpi te c'virgjerohet,
e femrat te kthehen ne leter pa vlere...
Te dalin kofshet neper penxhere,
si ne ankandet e botes se vjeter...

E nese flasim ne emer te lirise,
kjo s'do te thote te jemi te pacipe.
Ti perdhosim aq keq dashurite,
me para ti masim e ti shesim lire...

Kjo jete ka nisur te shperbehet
qe kur ne kete bote hyn parate...
Ndjenja qe shitet nuk eshte dashuri.
Dashuria,qe shitet eshte mekate....!

SoVaNa 19 SHKURT 2014

No comments:

Post a Comment