Thursday, April 3, 2014

VARGJE TE VDEKURA

VARGJE TE VDEKURA!
______________________

Kaq here kam shkruar marrezi
dhe pastaj i kam fsheur skutash...
Ku pluhuri mbi to ka fjetur,
permbi rreshtat gjethezverdhur...

Po, vertete kane qene marrezi,
te qeshura apo edhe me lote,
ne dite te bukura apo me shi,
per nete me yje apo per dashuri....

Pastaj jam kujtuar perseri,
e i kam germuar ato skuta i etur
Me nje fryme u kam hedhur nje sy,
here kam qare e here kam qeshur...

Secila nga ato e ka nje histori...
I kam lexuar dhe syte kam shqyer,
sepse ato qe dikur i quaja marrezi,
mbas kaq kohesh me kane pelqyer...

3 PRILL 2014 SoVaNa

No comments:

Post a Comment