Thursday, September 18, 2014

NJË PALË SY

NJË PALË SY...
__________________

Një palë sy që më shihnin me zjarr,
nuk munda tu them se i dashuroja...
Por thjeshtë ne heshtje ata më vranë,
të më dashuronin kursesi s'doja...

S'munda më të duroja atë shikim
që gojë s'kish por kish shumë zjarr...
I cili fliste thjeshtë duke më parë,
ndaj ula koken e renda pa fjalë...

Mbase mëkatova që i pashë me admirim,
mbase më donin e më shihnin ngultas...
Hoqa në shpirt sepse une e dija,
vetem një palë sy të fal dashuria...!!!

Sotiraq Naçi 9 GUSHT 2014

No comments:

Post a Comment