Thursday, March 5, 2015

DASHURIA KURRË NUK VDES


____________________________
Kur të ndihesh e vetmuar,
e pranë vetes s'do të më kesh...
Kujto këngën tonë të vjetër,
fillo këndoje dhe mos hesht...

Shfleto albumin plot kujtime,
ditarin e vjetër mbushur me vargje...
Lexo në heshtje dhe mos vuaj,
mos loto por qesh me të madhe...
Dashuritë nuk vdesin me njerëzit,
në mos qofshim përherë bashkë...
Aty do të jenë të gjitha kujtimet,
buzëqeshjet lotët dhe trishtimet...
Se një dite të gjithë s'do të jemi,
lotët dhe vuajtjet s'do të kenë vlerë...
Por dashuria do të jetojë përherë,
përjetësia kurrë s'mund të vdes...
Sotiraq Naci 18 JANAR 2015

No comments:

Post a Comment