Thursday, March 5, 2015

SE DASHURIA NUK ËSHTË LOJË

_____________________________
Ç'far s'do të jepja të isha unë ai fatlum,
të bëhesha mbreti i dashurisë tënde....
Të rendja brënda ëndrrave të tua pafund,
e ti të flije e lumtur me mua në mëndje...
Sa luftë kam bërë e sa plane kam thurrur
që syte e tu të ti puthja vetëm unë...
Më kishe thënë s'do të dashurosh kurrë
e unë i mari kaloja netë të tëra pa gjumë...
Por një natë vendosa të bëhesha i egër,
të zgjasja krahët dhe buzët të ti puthja,
të isha unë hajduti i zemrës tënde rebele,
zotin kisha dëshmitar ku me shpirt e lusja...
Kurrë se mendoja se do të ish kaq e thjeshtë,
me mijra ëndrra kisha qëndisur gjithë ankthe...
Veç një natë mu desh me ty sa një jetë,
të ishe e dashuruar në ditën që po zbardhte...
Çudi më duket që të shtrëngoj në krahë,
më pate thënë se s'do të më dashurosh kurrë...
Në këtë botë ku dashuria nuk është një lojë
e mister s'do të ishte të gjendej një burrë....
SN 16 JANAR 2015

No comments:

Post a Comment