Thursday, March 5, 2015

DASHUROVA NJË VASHË..!


(Vargje me motive popullore)
___________________________
Oh ç'dashurova një vashë të njomë,
një bukoroshe me flokë gjithë onde...
Më vrau dashuria më vrau si bombë,
nëse nuk shihja dita më ish e kotë...
Ajo ish e vogël s'dinte ç'ish sevdaja,
akoma buzëqeshte me kukullat e saja...
Por unë isha marosur e pas saj rendja,
gjithçka ajo donte ishte vetëm mamaja...
Ishte e vërtetë që vasha ish e njomë,
por qe harlisur si një hardhi e bukur...
Shtati dhe gjokset i kishin marë formë,
si një vajzë në moshë mua më qe dukur...
S'ndihesha i qetë s'ndihesha i lumtur,
qindra mijra ëndrra më zienin në kokë...
Sikur ajo lodronte si të ish një flutur,
ndërsa unë lulja e vinte për të më puthur...
Dhe mora guximin ti thosha një fjalë,
qënke bukuroshe më more në qafë...
Ajo më pa vëngër si shqiponjë e egër,
s'foli asnjë fjalë por iku me të shpejtë
S'foli asnjë fjalë por fluturoi krenare΄,
siç fluturojnë shqiponjat përmbi male...
Mua më la pa fjalë e me shpirt të vrarë,
mbase si kish ardh koha për dashuri të parë..!!
Sotiraq Naçi 4 SHKURT 2015

No comments:

Post a Comment