Thursday, March 5, 2015

UNË TI ,DHE SHËN VALENTINI


_____________________________
E qarte sot kjo dritëhënë,
në këtë messhkurti të ftohtë...
Unë përpiqem të fle i qetë
Ti perpiqesh por është e kotë..
Si dikur kjo dritëhënë e qartë,
por messhkurti ishte i zjarrtë...
Më puthje me ndjenjë e afsh
të puthja e flisja përçart...
Hëna s'paska ndryshuar fare,
veç Shkurti qënka më i acartë...
Unë dridhem e futem nën jorgan,
Ti dridhesh e ndër dhëmbë shan...
E qartë sot kjo dritëhënë
por e ftohtë, tepër e ftohtë...
Unë vërtitem i vetëm në dhomë,
Ti vërtitesh por s'ndjejmë të ngrohtë...!
SN 13 SHKURT 2014
SHËN VALENTIN I MUNGUAR

No comments:

Post a Comment