Saturday, March 7, 2015

DO TË GJENDET NJË RREZE DRITE


_______________________________
Thonë se ky dimër do të jetë i egër...
Shirat dhe ngricat gjithçka do të pushtojnë...
Në jetën time ka pasur vetëm ngrica,
gjithçka që desha më mungoi...
Ndaj çudi s'më duket që si gjithnjë
edhe ky dimër do të jete i ashpër...
Por do të mbetem pa sy e zë,
që ti rrezja ime të më ndodhesh afër...
Është koha që një rreze drite
të duket diku thëllë në horizont...
Ndoshta dielli po ta dinte,
do të ma falte një të tillë sot...
Do të gjëndet ndofta një shkëndijë,
thellë zemrës tënde të ndezi zjarr...
S'do të habitem aspak sikur të vije,
të më thoshe: -I dashur, tani jam pranë...!
Sotiraq Naci 11 DHJETOR 2014

No comments:

Post a Comment