Saturday, March 7, 2015

TEK URA E SOTIRIT PËRMBI ZMEJE


________________________________
-----Ura në hyrje të qytetit të Rrëshenit-----
Tek ura e Sotirit përmbi Ζmejë,
aty ku mretet hapnin degët kurorë...
Një djalosh njomzak dilte përherë,
dhe priste me ankth një lule borë...
Vriste mëndjen djalosh i shkretë,
si do t'ja thoshte bukuroshes vallë...
Kish kohë që donte ti thosh dy fjalë,
por qe e kotë, trembej me ta parë...
Pastaj djaloshi gdhëndi ngadalë,
atë emër të dashur Miridtoreje...
Me zë s'ja tha por e shkrojti me daltë,
përmbi trungun e vjetër shumëvjeçar...
Tek ura e Sotirit përmbi Ζmejë,
ka kohë që endet një ënderr e bukur...
Një dashuri e vjetër mbetur legjendë,
kurrë s'u shpreh por mbeti në mëndje...
Sotiraq Naci 12 DHJETOR 2014

No comments:

Post a Comment