Thursday, March 12, 2015

E DUA PRANVERËN

( Muaji i lindjes time)
______________________
Jam krenar për pranverën,
për ngjyrat e çelura të saj...
Dhe ëndrrat zgjohen ndryshe,
nga Marsi deri në Maj...
Jeta lind si midis rresh,
nga sythet që çelin papritur...
Me flladin që përkëdhel çdo mëngjes,
me diellin e ngrohtë që buzëqesh...
Pa dashur ndihesh i dashuruar,
me jetën e me gjithçka për rreth...
E ndoshta dhe vetë si pakuptuar,
dhe hasmit i thua mirëmengjes...
Ndaj e dua pranverën ,
si stinën më të bukur të jetës,
si gjaku që s'rron dot pa zemrën,
si poeti që s'rron dot pa penën...
Sotiraq Naçi 12 MARS 2015

No comments:

Post a Comment