Monday, March 9, 2015

KAMARJERJA ÇAPKËNE


_______________________
Si një buzëqeshje i ndrinin sytë,
buzagazin medaljon mbi buzë...
Një bukuri e kthyer në mit,
vinte e pastronte tavolinën...
Me tabakanë ngjitur në duar,
përkulej lehtë per porositë...
Si padashur gjoks zbuluar,
me dinakeri i hidhte sytë...
Ne vështronim të mahnitur,
herë buzëqeshjen përmbi buzë...
Herë kodrinat gjysëm zbuluar,
çapkënen e bukur gjuhëshpuzë...
Dinakja përsëri buzëqeshte,
hidhte veshtrimin si një dhelpër...
ne gjithë turp më nuk flisnim,
e thërrisnim për porosi tjetër...
Nën zë thoshim ndonjë fjalë,
vështronim tinëz si padashur...
Herë mbi gjoksin e saj të bardhë,
herë mbi buzët e përgjakur...
Sotiraq Naçi 9 MARS 2015

No comments:

Post a Comment