Monday, March 9, 2015

9 MARS 1997


_____________
Ai Mars s'ish si të tjerët,
ai hyri si një përbindësh...
I ardhur si nga një planet i errët,
ngarkuar plot brumbuj të zinj...
Dhe strategu s'kish fytyrë ariu,
as fytyrë njeriu s'kish....
Por ish një palo përbindësh,
një shpellar i qelbur ish...
Ish shpellar por jo shpellë,
se dhe guvat të mbrojnë ndonjëherë...
Ish përbindësh që mori jetë,
frikacak që pas shpine vret...!
Sotiraq Naçi 9 MARS 2015

No comments:

Post a Comment