Thursday, March 5, 2015

KY DIMËR PA DIELL


___________________
Si s'pati pak diell ky dimër
dhe ti pakëz buzëqeshje në sy...
E zhytur mes rreshtash në libër,
lexon trishtueshem vargje , poezi...
Vargje mbushur mërzi e mjergull,
lotuar si degë të dëndura shiu...
Zhurmojnë mbi çati e mbi tjegull,
rrëshkasin pa zhurmë diku në avlli...
Si s'pati pak mëshirë ky dimër i ftohtë,
ma ktheu shpirtin në stepë të ngrirë...
Dhe ti më largohesh si erë e fortë,
së bashku me dimrin më bëtë bllok...
Se di vallë a do të gjendet pak kohë,
që thellë vetes të zgjojmë ato ndjenja...
Nga shpirti inatin, urrejtjen ta zbojmë
e diellin ta shpërndajmë ndër zemra...

Sotiraq Naçi 3 MARS 2015

No comments:

Post a Comment