Sunday, February 15, 2015

ZEMËR E LODHUR!


_____________________
Të me ndjesh o zemër e lodhur,
që s'të mbajta të fortë si një gur...
Jo se s'të dua e nga ty jam ftohur,
por s'jam një djalosh i ri si dikur...

Kur kujtoj me mall vëndlindjen,
s'di sepse ti s'ndien të lodhur...
Lotët fillojnë të mos më binden,
malli më ligjeron nga gjoksi...
Mos më thuaj se unë u plaka,
ëndrrat e mia më nxorrën thinja...
Asnjë gur s'do të lija mbrapa,
do ti puthja të më ikte dhimbja...
Të më ndjesh ti zemër e lodhur,
që s'mund ti frenoj rrahjet e tua...
Sepse malli fitore ka korrur
dhe vallëzon e qesh me mua...
Dhe në ardhte e bekuara ditë,
në vendlindje të prehem i qetë...
Ti ta dish moj e mira zemër,
s'do t njoh mosh por vetm jetë...!!!

@Sotiraq Naçi

No comments:

Post a Comment