Saturday, March 7, 2015

MAGJI GRUAJE


______________
Sa herë jam matur të bëhem i egër,
të thyej të shaj e të flas kuturu...
Mjafton vështrimi yt mbi mua hedhur,
të shkrehem i gjithi si një stivë me dru...
Kurrë se mësova magjinë tënde,
Ti dhe pa folur unë të kuptoj gjithçka...
Thjesht kur më buzëqesh me ëndje,
ndjej se qënkam një burrë për sevda...
Por kur më sheh ashtu syvrënjtur,
përsëri magjishëm pa folur më ke vrarë...
Padyshim njëherësh më ke përmendur,
nga ëndërr e keqe për të qënë i vrazhdë...
Betohem në Zot e me plot binjde,
pa tënden magji,s'di si do të isha...
Sa fjalë e gurë do të rrokullisja,
nëse pranë vetes s'do të të kisha ty...
Sotiraq Naci 13 DHEJTOR 2014

No comments:

Post a Comment