Saturday, March 7, 2015

SHENJTORJA E DASHURISE

___________________________

Ej ti shënjtorja e dashurisë,
nëse janë të vërteta ato qe ti me thua,
atëherë hiqe kryqin nga buzët e tua
dhe eja ti shijojmë puthjet pa fund....

Le të ngremë të dy një kishë me puthje,
si diell të na përvëloje dashuria....
Ti të jesh zjarri që qëndron mbi mua,
unë i zalisur përmbi të tuat kodrina...

Nëse je ikonë që dëshiron vetëm puthje,
unë për ty do të jem një murg i verbër,
veladonin e shpirtit do ta flak tutje,
do të lutem pa fund me shpirt e me zemër...

Kisha jonë sëbashku me këmbanat,
le të gjëmojë e kurrë të mos heshtë...
Aty porsi Krishti mbërthyer në ikonë
me puthje do të lutemi deri natën vonë...

2014-07-28 · · 

No comments:

Post a Comment