Thursday, March 5, 2015

VARGJE SHQIPËRIE


___________________
Kam kohë që shkruaj
që atëherë kur zhgaravisja
që atëherë ku recitoja 
''Bagëti e bujqësi" gjysma, gjysma...
Shkruaja herë me laps e herë me penë
vjersha, tregime pa fillim dhe fund
dhe recitoja për Mëmëdhenë,
copëra vargjesh që i kuptoja vetëm unë...
Shkruaja ,shkruaja me një stil fëmije
të mi lexonin nuk lija askënd..
Copëza të vogla me duf Shqipërie
dhe I recitoja ashtu me një frymë...
Dhe tani shkruaj përsëri,
njësoj si në kohë fëmijërie,
Nuk recitoj më bagëti e bujqësi,
por vargje malli vargje Shqipërie...
SN 15 JANAR 2014

No comments:

Post a Comment