Wednesday, April 8, 2015

I DUA NJERËZIT ME SHPIRT TË MADH


I dua njerëzit me shpirt të madh,
Ata fjalëpaktit e zemërgjerët...
Heronjtë e heshtur midis të gjallëve,
Ata që gjithçka e falin pa bujë...

I dua njerëzit e pastër si kristali,
Ata që lindin e vdesin me shpirt të paqtë...
Ata që veç për dashurinë i mer malli,
e në vënd të urrejtjes nxjerrin mjaltë...
Gjithkush nga ne le tu ngjajë një fije,
si Ata të kemi qoftë dhe pak zemër...
Në këtë botë të trazuar e pa shpirt,
natyrisht gjithçka do të ish tjetër...

Sotiraq Naci 5 PRILL 2015

No comments:

Post a Comment